LAJMI I FUNDIT:

SBAShK-mësimdhënësve: Dilni sa më shumë me 6 tetor, votoni sipas bindjes tuaj

SBAShK-mësimdhënësve: Dilni sa më shumë me 6 tetor, votoni sipas bindjes tuaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës iu ka drejtuar të punësuarve në arsim që lirshëm të dalin sa më masovikisht me 6 tetor e të votojnë sipas bindjes së tyre për subjektin a koalicionin garues që ata mendojnë se e meriton besimin e tyre, por ka apeluar që në listat e subjekteve që ata votojnë, t’u japin përparësi kandidatëve që vijnë nga sektori i arsimit, me shpresën se ata do ta respektojnë besimin e mësimdhënësve dhe do të jenë zëri i tyre në institucione dhe në parlamentin që del nga vota e 6 tetorit.

Përmes një njoftimi për media SBASHK ka thënë se vitet e kaluara kanë shënuar 5 tetorin, Ditën Botërore të Mësuesit me aktivitete nëpër shkolla e me konferenca madhështore, në të cilat pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Kosovës.

“Kështu do të vepronim edhe këtë vit, por ky 5 tetor ishte në momentin kur po bëhej fushatë zgjedhore dhe ne nuk donim që të ftuarit nga subjektet politike dhe institucionet t’a shfrytëzojnë momentin për të thënë diçka që do të dukej si pjesë e fushatës. Ne anëtarët e SBASHK-ut jemi pjesë e angazhimeve që do të bëhen nga kolegët tanë sindikalistë në Ballkan, Evropë e kudo në botë, për ta shënuar këtë ditë të madhe me angazhimet që të mbrohet figura e shenjtë e mësuesit. SBASHK-u iu drejtohet tani të punësuarve në arsim që lirshëm të dalin sa më masovikisht me 6 tetor e të votojnë sipas bindjes së tyre për subjektin a koalicionin garues që ata mendojnë se e meriton besimin e tyre, por apelojmë që në listat e subjekteve që ata votojnë t’u japin përparësi kandidatëve që vijnë nga sektori i arsimit, me shpresën se ata do ta respektojnë besimin e mësimdhënësve dhe do të jenë zëri i tyre në instituc ione dhe në parlamentin që del nga vota e 6 tetorit”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Kalo në kategori