LAJMI I FUNDIT:

Saviçeviq dhe Ademi bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit Vokrri

Saviçeviq dhe Ademi bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit Vokrri

Disa orë para ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, krerët e të dyja federatave kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të FFK-së, legjendës Fadil Vokrri.

Presidenti i FFMZ-së, Dejan Saviçeviq dhe sekretari i përgjithshëm, Momir Gjurgjevac, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu kanë vendosur lule mbi varrin e legjendës, teksa kanë evokuar edhe kujtime nga periudha me legjendën.


Presidenti Ademi theksoi se Saviçeviq por edhe të tjerët që e kanë njohur Vokrrin kanë fjalë të mëdha dhe kujtime të paharrueshme.

“Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviçeviq ka qenë një mik i mirë me ish-presidentin tonë, Fadil Vokrri, prandaj në prag të ndeshjes zyrtare erdhi me dëshirë që ta vizitojë dhe të bëjë homazhe tek varri i legjendës”, tha Ademi.

Ndërkaq, Saviçeviq theksoi se Vokrri iku herët nga kjo botë, porse sigurisht është i lumtur me sukseset që po i arrin ekipi kombëtar i Kosovës.

“Në ditën e varrimit nuk kisha mundësi të vija, ngase isha në Kongresin e FIFA-s, por sot e shfrytëzova rastin që të vij dhe të përkulem para varrit të Fadilit”.

“Ka qenë e vështirë për mua kur kam dëgjuar se Fadili ka vdekur, ai ka shkuar shumë herët nga kjo botë dhe ka pasur shumë për t’i dhënë futbollit, por kështu e ka jeta”.

“Sigurisht se ai është i lumtur me sukseset e Kombëtares tuaj. Fadilin e kam njohur që nga ditët tona si futbollistë dhe kemi qenë shokë të mirë, por më së shumti jemi përafruar kur kemi qenë së bashku në ushtri”, është shprehur Saviçeviq.

Pas homazheve tek varri i legjendës, krerët e të dyja federatave kanë bërë edhe një shëtitje në qytet, me ç’rast Saviçeviq theksoi se Prishtina ka ndryshuar shumë që nga koha kur ai ishte futbollist dhe kur e kishte vizituar së fundmi kryeqytetin tonë në kohën kur luante me Buduçnostit në vitet e 80-ta.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori