LAJMI I FUNDIT:

​Save the Children do të shpërndajë 300 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta

​Save the Children do të shpërndajë 300 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka takuar sot drejtorin e Zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu.

Likaj ka thënë se Save the Children është një nga organizatat që çdo herë i është gjetur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, transmeton Telegrafi.


“Save the Children është një nga organizatat që çdo herë i është gjetur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në synimet për cilësi në arsim, ndërsa na doli në ndihmë edhe pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, duke mbështetur Platformën për edukimin parashkollor, në bashkëpunim edhe me UNICEF-in dhe Platformën për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, ka shkruar ai në Facebook.

Likaj ka bërë të ditur se organizata Save the Children deri në nëntor të këtij viti, do të shpërndajë mbi 300 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Sot, pata kënaqësinë që të pres në takim drejtorin e Zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu me bashkëpunëtorët, Genta Gagica Binxhija dhe Valid Zhubi, me të cilët biseduam për mbështetjen që organizata ka ofruar në Kosovë në fushën e edukimit të hershëm dhe edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe synimet për të ardhmen. Save the Children, deri në nëntor të këtij viti, do të shpërndajë edhe mbi 300 pajisje teknologjike (tabletë) për fëmijët me nevoja të veçanta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori