LAJMI I FUNDIT:

SASHK: Pamundësia e nënshkrimit të marrëveshjes, fajësohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

SASHK: Pamundësia e nënshkrimit të marrëveshjes, fajësohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Rreth 30 mijë punonjës të arsimit akoma nuk po i gëzojnë përfitimet e Marrëveshjes kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha për Alsat se nënshkrimi i Marrëveshjes nuk mund të realizohet për shkak se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qëllimisht nuk po siguron vendimin për përfaqësim.

“Kjo është e paramenduar, e organizuar dhe vepruar kundër interesave të sindikatës sonë, të punësuarve, përkatësisht anëtarëve të sindikatës sonë. Kjo, praktikisht është bashkim kriminal kundër SASHK-ut dhe interesave të anëtarëve të Sindikatës. Secili që mendon se në këtë mënyrë do ta thyej SASHK-un dhe do të ul energjinë tonë absolutisht gënjehet. Ne edhe me më shumë energji do të luftojmë për realizimin e të drejtave tona, kjo vetëm na jep më shumë fuqi dhe motiv”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.


Marrëveshja kolektive ndër të tjera parashikon rritjen e pagave, pagesë shtesë për transport, rritje të shumës për regres për pushimin vjetor.

“Kishim rënë dakord për shumë gjëra mes të cilave regres për pushimin vjetor që është më i lartë krahasuar me marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Kemi rënë dakord të paguhet transporti mbi 2.5 km për të gjithë anëtarët tanë, edhe në mjedisin urban dhe rural. Ajo që ndoshta më shumë humbet në këtë moment, megjithatë sigurisht nuk do të humbet është harmonizimi i pagave për arsimin fillor dhe të mesëm, varësisht vendit të punës do të rriten prej 20 deri në 25 %. Për këtë kishim rënë dakord me Ministrinë e Arsimit që këto mjete të paguhen, respektivisht të harmonizohen pagat”, shtoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Marrëveshja kolektive u arrit një vit më parë mes Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit. Megjithatë asnjë nga pikat e saj nuk gjen zbatim pasi nuk është firmosur nga SASHK-u dhe Ministria e Arsimit. Ndërsa pengesë sipas SASHK-ut mbetet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pasi akoma nuk e ka dhënë pëlqimin sikurse e bëri me marrëveshjen kolektive për të punësuarit në çerdhe. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori