LAJMI I FUNDIT:

Saranda gati për pushuesit e Kosovës, bashkia premton se nuk do të ketë rritje të çmimeve

Saranda gati për pushuesit e Kosovës, bashkia premton se nuk do të ketë rritje të çmimeve
Foto: Ilustrim

Qyteti bregdetar i Sarandës është bërë gati për turistët e Kosovës për sezonin veror 2022. Bashkia e Sarandës pret që në sezonin e sivjetshëm të ketë numër edhe më të madh të pushuesve nga Kosova.

Pavarësisht ngritjes së çmimeve në tregjet botërore, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka premtuar se nuk do të ketë rritje të çmimeve për pushuesit kosovarë. Ai është zotuar se nuk do të tolerojnë të ketë abuzime me çmime nga operatorët turistikë.


Gurma ka folur për realizmin e investimeve në infrastrukturën turistike, për pastërti, siguri dhe për cilësinë në të gjitha ofertat turistike.

“Për Sarandën, unë jap garanci që nuk do të ketë problematika të kësaj natyre. Në të gjitha takimet që kam pasur me operatorët turistikë, se kushdo që do të vijë në Sarandë nuk do të gjejnë në asnjë mënyrë shijen e keqe e çmimeve të ‘kripura’. Mund të ketë ndonjë element sporadik, por kjo nuk është përgjithshmja, sepse nga të gjitha takimet që kam pasur me operatorët turistikë, kam marrë prej tyre garancinë që raporti kërkesë dhe cilësi do të jetë i duhuri”.

“Dhe kështu, Saranda nuk është etiketuar dhe s’do të etiketohet asnjëherë si vendi me çmime të larta. Në të gjithë bregdetin e jugut kushdo që vjen në Sarandë, por edhe ne vendet tjera, e bën një diferencë. Në Sarandë deri më tash përtej të gjithë kontrolleve dhe mekanizmave që ne kemi për ta monitoruar situatën, kemi pikë së pari garancinë e operatorëve e bizneseve që abuzimet për sa i përket çmimeve nuk do të ketë. Megjithatë, ne jemi të gjithë në këmbë që në çdo rast problematik, përgjigja do të jetë e menjëhershme”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma

Kryebashkiaku Gurma ka thënë se falë investimeve në infrastrukturë, është përmirësuar ndjeshëm qasja për qarkullim në rrugët hyrëse dhe dalëse në qytetin e Sarandës gjatë gjithë sezonit, e sidomos në periudha të fluksit të lëvizjes.

“Sa i përket asaj çka Saranda ofron këtë vit në krahasim me vitet e tjera, pikë së pari janë investimet e kryera në funksion të infrastrukturës turistike, qoftë nga pushteti qendror, me shëtitoren e re, me rrugën e re panoramike, e cila fillon në hyrje të qytetit, dhe bën bypass për të kaluar më tej në Ksamil dhe në Butrint. Pra, ata që do të shkojnë drejt Ksamilit dhe Butrintit nuk do të kenë më detyrimin për të kaluar përmes qytetit, por do të kalojnë në një rrugë panoramike, e cila ka një tjetër qasje edhe sa i përket trafikut dhe fluksit të qarkullimit në qytet, duke lehtësuar ndjeshëm atë”.

“Në të njëjtën kohë duke iu dhënë mundësi edhe atyre që kalojnë ta shijojnë Sarandën nga një tjetër dimension, pamje nga lartë, pamje piktoreske, por duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe qytetarët, edhe komunitetin që kanë asetet dhe prona në atë zonë duke ua rritur vlerën atyre, në të njëjtën kohë investimet e tjera kryesisht nga pushteti lokal qoftë në Ksamil, qoftë në qytet e kanë përmirësuar ndjeshëm qasjen për sa i përket kësaj pikëpamje të infrastrukturës, duke bërë të mundur që kushdo që vjen në Sarandë, të gjejë një Sarandë ndryshe”.

Gurma ka thënë se vëmendje iu ka kushtuar edhe menaxhimit sa më të mirë të pastërtisë dhe mbetjeve urbane, sigurisë dhe cilësisë së shtrimeve turistike. Po ashtu, Bashkia e Sarandës ka përgatitur edhe një kalendar për aktivitetet kulturore-artistike.

“Pjesa kryesore e angazhimit të strukturave të pushtetit lokal, është përmirësimi i fluksit të trafikut, përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane, siguria, cilësia në të gjithë ofertën turistike. Kemi përgatitur edhe një kalendar për evente kulturor-artistike mjaft të pasur, sepse në Sarandë pushojnë shumë kategori turistësh. Në Sarandë vijnë një gamë e gjerë turistësh, të cilët kanë interesa për pushimin dhe argëtimin e tyre. Kështu që, ne jemi përgjigjur të gjithë këtyre kategorive”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori