Sarah Harding këshillon Amyn

Këngëtarja e grupit, “Girls Aloud”, është duke planifikuar që të largohet nga kryeqyteti britanik, ndërsa ka kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe hitbërësja e këngës, “Rehab”.
“Mezi po pres të largohem nga Londra. Nuk më pëlqen që jam kthyer sërish këtu. Ky qytet më sjell shumë kujtime të këqija. Jam duke kërkuar një shtëpi në Buckinghamshire”.
“Do t’i bënte mirë edhe Amyt po të largohej nga aty dhe të niste nga e para. Unë e dua shumë Amyn, ajo është një vajzë e mirë. Shpresoj se do ta mposhtë këtë gjendje”, ka thënë Sarah.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































