LAJMI I FUNDIT:

Sara akuzon produksionin e BBVA gjatë transmetimit direkt: Kam kërkuar që të dalë vet dhe ju nuk më lejuat

Sara akuzon produksionin e BBVA gjatë transmetimit direkt: Kam kërkuar që të dalë vet dhe ju nuk më lejuat
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Në një ndër momentet më të tensionuara të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, prezantuesja dhe banorja e shtëpisë Sara Gjordeni u përjashtua nga spektakli me vendim nga Vëllai i Madh. Vendimi erdhi në spektaklin e mbrëmjes së së martës dhe pasqyronte rregullat e brendshme të programit që ndalojnë çdo lloj forme të dhunës fizike.

Përjashtimi i Sarës ndodhi si rezultat i një incidenti që ndodhi gjatë javës në të cilin ajo u përfshi në një konfrontim fizik me banoren Françeska Murati. Ky akt i papritur dhe i rregullave të shtëpisë shkaktoi reagime të shumta dhe çoi në përjashtimin e saj nga shtëpia.

Situata u bë edhe më e ngarkuar kur, gjatë kohës në dhomën e rrëfimit, Sara nisi të lëshojë akuza drejt produksionit. Ajo u shpreh se kishte kërkuar t’i jepej mundësia për të lënë shtëpinë vullnetarisht të hënën – një kërkesë të cilën, sipas saj, produksioni nuk e kishte respektuar.


“Kam kërkuar që të dalë vet (pa vendimin e vëllait të madh) të hënën por nuk ma keni respektuar. Personalisht e gjej fyese këtë gjë sepse thatë që do më kthenit përgjigje dhe nuk më kthyet”, u shpreh ajo.

Meri Shehu nuk i shpëton trendit botëror, merr vëmendjen me ndryshimin e ri të flokëve në Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Meri Shehu nuk i shpëton trendit botëror, merr vëmendjen me ndryshimin e ri të flokëve në Big Brother VIP Albania

Në atë moment të transmetimit live, ndërhyri moderatori i programit Ledion Liço, i cili i kujtoi Sarës se kërkesat për të lënë vullnetarisht shtëpinë bëhen dhe adresohen vetëm gjatë spektakleve ‘prime’.

Përjashtimi i Sarës nga Big Brother VIP Albania është një ngjarje që ka ngritur pyetje dhe debate rreth rregullave të sjelljes brenda shtëpisë dhe mbi rolin e produksionit në menaxhimin e konflikteve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
Kalo në kategori