LAJMI I FUNDIT:

Sapuni i fortë apo i lëngët? Në cilin ka më shumë baktere dhe cili është më i mirë për përdorim

Sapuni i fortë apo i lëngët? Në cilin ka më shumë baktere dhe cili është më i mirë për përdorim

Cili sapun është më i mirë për mbajtje të higjienës? Cili sapun më mirë dezinfekton duart, i lëngshmi apo i forti?

Këtë pyetje me siguri së paku një herë e keni bërë, duke menduar për mbajtjen e higjienës personale dhe ruajtjen e shëndetit, transmeton Telegrafi.


Sapuni i fortë pranë lavamanit hpesh kalon nëpër shumë duar, të shumtën të duarve të palara. Megjithatë, për panik nuk ka vend, sepse megjithatë bakteret nuk përhapen më tej, thekson drejtori i Qendrës këshilluese gjermane për higjienë, dr. Ernest Tabo.

Në teori, secili që përdor sapunin, lë bakteret e veta në të, mirëpo ai nuk është vend i përshtatshëm për shumëzimin e baktereve.

Edhe pse një kohë mbeten në sapun, bakteret nuk jetojnë gjatë. Prandaj, sapuni i fortë nuk është johigjienikë siç është konsideruar, ka theksuar ky mjek gjerman.

Sa i përket sapunit të lëngshëm, bakteret nuk grumbullohen në vetë sapunin, por në pompën e vet.

Papastërtitë në sapunin e fortë dhe në atë të lëngshëm janë të parëndësishme nëse i lani me themel duart menjëherë pas prekjes me sapun.

Pra, edhe sapunët e fortë edhe ata të lëngshëm mund të përdoren pa kurrfarë frike, është me rëndësi vetëm të përdorni njërin apo tjetrin lloj sapuni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori