Ashtu siç kujdesemi për higjienën e tërë trupit, apo, për shembull, për higjienën orale, dhe përdorim mjete të posaçme të dedikuara për to, po ashtu duhet t’i kushtojmë kujdes edhe higjienës intime dhe produkteve të cilat i përdorim për atë pjesën më të ndjeshme të trupit, si te femrat ashtu edhe te meshkujt.
Vlera normale pH e lëkurës së trupit është rreth 5,5, ndërkaq e pH-ja e zonës intime sillet midis 3,3 deri në 4,5.
Përdorimi i sapunëve të zakonshëm dhe gjeleve për higjienën e zonës intime mund të prishë balancën natyrale (pH) të zonës intime dhe të krijojë kushte për zhvillimin dhe shumëzimin e baktereve të dëmshme.
Si pasojë shfaqen irritimet, të kruarit, dhembja, aromat e pakëndshme, tajitja e shtuar apo infeksionet – theksojnë fitoaromaterapeutët, transmeton Telegrafi.
Përdorimi i deodoranteve dhe pudrës gjithashtu mund të shkaktojë irritime. Prandaj, për higjienën e pjesëve intime të trupit duhet me kujdes të zgjedhim produktet dhe përbërësit.
Mu për këto shkaqe është prodhuar sapuni, d.m.th. gjeli për higjienën intime i cili përmban përbërësit e zgjedhur me kujdes, plotësisht natyralë dhe organikë, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e pH-së natyrale të zonës intime.
Përbërësit më të rëndësishëm të sapunëve për higjienën intime janë vajrat eterikë të çajit kinez (Theachinensis), livandës dhe lule akësit (Helichrysumarenarium).
Çaji kinez është mjeti natyral më i njohur antibakterial, antivirusal dhe antikërpudhor. Ka efekt kundër streptokokut, stafilokokut, E.coli, Candides, Klamidisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri