Bordi i Barcelonës po shqyrton mundësinë e përdorimit të 2.9 milionë eurove që Santos i detyrohet klubit katalanas, për të siguruar mbrojtësin e majtë Souza, i cili tashmë ka filluar të shkëlqejë me ekipin brazilian.

Borxhi daton nga korriku i vitit 2013, kur Barcelona bleu shërbimet e Neymar për një shumë prej 88 milionë eurosh, një transferim që solli mosmarrëveshje ligjore të gjatë dhe që ende gjeneron pasoja financiare.


Sipas Sport, Barça po konsideron përdorimin e këtij borxhi për të ruajtur njëfarë kontrolli mbi Souzan dhe për të ulur koston e transferimit të tij.

“Barça po shqyrton përdorimin e këtij borxhi me Santosin, të cilët aktualisht nuk janë në gjendje ta paguajnë atë, për të siguruar lojtarin dhe për të ulur tarifën e transferimit”, raporton gazeta katalunase Sport.

Edhe pse Barcelona ka mbrojtës të majtë të fortë si Alejandro Balde, Gerard Martín dhe Jofre Torrents në zhvillim, mundësia e transferimit nuk është përjashtuar për sezonet e ardhshme.

Souza, me progres të shkëlqyer dhe aftësi tërheqëse në sulm pa lënë pas dore detyrat mbrojtëse, po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë me Santos deri në dhjetor 2028 dhe deri më tani ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, me një gol dhe katër asistime. Interesim për të kanë shprehur gjithashtu klube si Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal, duke e bërë 19-vjeçarin Souza një nga talentet më të ndjekur të momentit në Brazil. /Telegrafi/

telegrafi sport app