LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet tregtare amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë

Sanksionet tregtare amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka thënë se sanksionet tregtare amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë në të ardhurat e huaja dhe investime në dy vjetët e fundit.

Rohani i ka bërë këto komente teksa ka prezantuar një projekt hekurudhor afër Teheranit më 31 dhjetor.

“Irani do të mund të fitonte 200 miliardë euro shtesë nëse shteti nuk do të përfshihej në luftë ekonomike”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit, pasi Uashingtoni ka braktisur marrëveshjen bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Marrëveshja parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor të Iranit në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Bie tregtia Gjermani-Iran për shkak të sanksioneve amerikane
Lexo po ashtu Bie tregtia Gjermani-Iran për shkak të sanksioneve amerikane

Prej kur SHBA-ja është larguar nga kjo marrëveshje, Irani ka humbur 90 për qind të eksporteve të naftës, e cila konsiderohet burim kryesor i të ardhurave.

Valutës iraniane i ka rënë vlerë dhe inflacioni ka tejkaluar shifrën 40 për qind.

Rohani ka ngritur pikëpyetje për deklaratat e konservatorëve të linjës së ashpër qe kritikojnë atë duke i thënë se sanksionet nuk kanë pasur ndikim mbi Iranin.

SHBA-ja vendos sanksione ekonomike të reja ndaj Iranit, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Lexo po ashtu SHBA-ja vendos sanksione ekonomike të reja ndaj Iranit, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

“Çfarë duhet të bëjmë? Kur nuk ka ushqim dhe ujë, ju jeni sërish në rrezik pavarësisht sa të fuqishëm jeni”, ka thënë ai.

Komentet e Rohanit kanë ardhur vetëm disa javë pasi miliona iranianë kanë protestuar kundër korrupsionit financiar dhe rritjes së çmimit të naftës gjatë muajit nëntor në Iran. /Telegrafi/