Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të reja ndaj një rrjeti prej 25 individësh dhe subjektesh në Iran, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të akuzuar për pastrimin e më shumë se një miliard dollarëve dhe eurove të përdorura nga Trupat e Rojes Revolucionare Iraniane dhe Ministria iraniane të Mbrojtjes, për të financuar terrorizmin në Lindjen e Mesme.
Departamenti i Thesarit tha se këto kompani kishin dërguar rreth 800 milionë dollarë në bankë, të cilat i kishin kaluar Rojes Revolucionare Iraniane, pjesëtareve të tyre, forcave Kude dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit. Paratë janë përdorur për të paguar pagat për punonjësit dhe luftëtarët e huaj, veçanërisht në Siri.
“Objekt i sanksioneve është një rrjet i gjerë kompanish kryesore dhe individëve të vendosur në Iran, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synimin për të prishur një skemë të përdorur nga regjimi iranian për të lëvizur në mënyrë të paligjshme fonde prej më shumë se një miliard dollarësh”, thuhet në deklaratën e Thesarit.
Kjo masë po ashtu përfshin sanksione shtesë ndaj Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, ndaj së cilës ishin vendosur edhe më parë sanksione, si ndëshkim për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në sanksionet e reja shtohet përcaktimi për mbështetje ndaj terrorizmit.
Sanksionet e reja ndaj Iranit vijnë pasi administrata fuqizon atë që e quan një “fushatë të madhe” sanksionesh ndaj Iranit, e cila fokusohet sidomos tek pengimi i të ardhurave nga eksportet e naftës iraniane.
Të hënën, Departamenti i Thesarit rinovoi një paralajmërim për transportuesit ndërkombëtarë dhe operatorët e porteve, duke i këshilluar ata për sanksione të mundshme, nëse lejojnë çisterna iraniane në objektet e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur