LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet dhe kriza politike në Venezuelë, pacientët në kushte të mjerueshme – mushkonjat rrezikojnë përhapjen e infeksioneve (Foto/Video)

Sanksionet dhe kriza politike në Venezuelë, pacientët në kushte të mjerueshme – mushkonjat rrezikojnë përhapjen e infeksioneve (Foto/Video)

Sistemi shëndetësor në Venezuelë është shkatërruar plotësisht përballë sanksioneve ekonomike dhe krizës politike, kështu që personeli mjekësor po mundohen disi të shpëtojnë pacientët e tyre.

Kur në spitalin e Karakasit humbën jetën tre pacientë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ekipi i gazetarëve të portalit lokal “Carota Digital” vizituan këtë objekt që konsiderohet si institucioni më i madh medicional i këtij vendi, kurse pamjet flasin më së miri për kushtet e mjerueshme me të cilat përballen pacientët, transmeton Telegrafi.


Në repartin e emergjencës është një kaos total, kurse pacientët në shtretër dhe karroca të invalidëve qëndrojnë nëpër korridore, në agoni duke pritur që të kontrollohen edhe pse ka mungesë të madhe të barnave.

Sistemi qendror i ajrit të kondicionuar nuk punon dhe për shkak të temperaturave të larta mezi arrijnë të marrin frymë lirshëm, por sikur kjo të mos mjaftonte aty është në masë të madhe prezent edhe myku që ndihmon në shpërndarjen e infeksioneve.

Era e rëndë dhe mungesa e higjienës nëpër tualete kanë bërë që mushkonja dhe insekte tjera ta “pushtojnë” spitalin. Infermierja Aura Estrela, ka deklaruar se mushkonjat i largon me duar dhe lutet për mrekulli, pasi që pacientëve u mungon edhe ushqimi.

Familjarët dhe miqtë e të sëmurëve, detyrohen të qëndrojnë nëpër korridore duke i larguar mushkonjat nga plagët. Ndërsa kushtet elementare nëpër spitale në përgjithësi në këtë vend janë pothuajse të papërballueshme për pacientët, e personeli i tyre pranon se nuk shpresojnë që edhe në të ardhmen e afërt të ndryshojë situata, përveç nëse dikush u ofron ndihmë nga jashtë.

Paratë për barna dhe materiale tjera për mjekim familjarët thonë se mundohen disi t’i sigurojnë vetë, kurse qendrat mjekësore siç është kjo në Karakas varen nga donacionet e kompanive private.

Venezuela viteve të fundit ka rrëshqitur në kaos, kurse për shkak të rritjes së nivelit të dhunës dhe varfërisë qytetarët në mënyrë masive janë duke ikur në vendet fqinje. Tre milionë banorë të Venezuelës jetojnë në vende tjera, ku 2,3 prej tyre janë larguar nga vendi nga viti 2015. Këto të dhëna janë të organizatës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, kurse gjatë këtij viti ky numër mund të rritet në 5.3 milionë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori