LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet detyrojnë bankën ruse Sberbank të mbyllet në Evropë

Sanksionet detyrojnë bankën ruse Sberbank të mbyllet në Evropë

Sberbank Europe pjesë e Sberbank të Rusisë do të mbyll aktivitetet e saj në Evropë.

Duke iu shitur kredi bankave të tjera, Sberbank Europe, e cila operonte nën një licencë austriake nga Vjena, i pagoi një shumë prej 3 milionë eurosh te Deposit Insurance Austria (ESA), gjë që kjo e fundit deri më tani ka paguar më shumë se 900 milionë euro për klientët e Sberbank.


ESA do të mbuloj depozitat e rreth 34,800 klientëve nga Gjermania, të cilët përdornin shërbimet online të Sberbank Direkt.

Banka mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të aksionarëve, më 21 prill, në të cilën u mor vendimi për shpërbërjen dhe mbylljen e degës në Evropë.

Von der Leyen propozon embargo mbi naftën dhe bankat ruse
Lexo po ashtu Von der Leyen propozon embargo mbi naftën dhe bankat ruse

Kreditë nga Sberbank Europe janë blerë kryesisht nga banka Austriake Bawag, Anadi Bank dhe Komunalkredit, por edhe nga banka turke Deniz. Kështu, mbyllja e rregullt e Sberbank të Evropës do të kryhet deri në fund të vitit.

Sberbank Europe u fut në telashe për shkak të sanksioneve kundër Rusisë, pasi autoritetet kompetente austriake e ndaluan bankën të punonte nga 1 marsi. /Telegrafi/