LAJMI I FUNDIT:

SanDisk iNAND e iSSD

SanDisk iNAND e iSSD

SanDisk ka paraqitur dy zgjidhje memorie të dedikuara për shfrytëzim në telefona të mençur dhe kompjuterë tablet.

Nga SanDisk vijnë memoriet EFD (embedded flash drive) iNAND e iSSD të cilat do të përdoren në telefonat e mençur, respektivisht në kompjuterët tablet.

Kapaciteti maksimal në të cilat iNAND do të ofrohet është 64 GB, e memoria shfrytëzon tre bit për qeli (iNAND Ultra ka dy bit për qeli). Dimensionet e procesorit janë 11.5 x 13 x 1 milimetra, është përpunuar në teknologjinë 24-nanometerëshe, derisa paraqitja e tij është paralajmëruar për tremujorin e tretë të këtij viti.


Zgjidhja iSSD, e dedikuar për shfrytëzim në kompjuterë tablet, do të vjen në paketim BGA (Ball Grid Array) me kapacitet prej 4 deri në 64 GB. Nuk janë dhënë të dhëna se kur ky disk nuk dihet se kur do të paraqitet. /Telegrafi/