Sancho tregon klasin e tij edhe nga gjuajtja e lirë, shënon gol jashtëzakonisht të bukur ndaj Club Brugge

Borussia Dortmund ka shkuar në pushim mes pjesëve me dy gola epërsi ndaj Club Brugge 2-0.
Erling Haaland u përkujdes për ta zhbllokuar rezultatin pasi shënoi për 1-0 në minutën e 18-të.
Për golin e norvegjezit asistues ishte talenti anglez Jadon Sancho.
Por reprezentuesi anglez arriti të gjente golin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Sancho tregoi klasin e tij edhe nga goditja e dënimit, pasi shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në minutën e 45 për ta dyfishuar epërsinë e Dortmundit.
Goli i Sanchos është vlerësuar shumë nga tifozët e futbollit dhe është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































