LAJMI I FUNDIT:

Sancho jep dritën e gjelbër për transferimin tek gjiganti italian, por ka një pengesë

Sancho jep dritën e gjelbër për transferimin tek gjiganti italian, por ka një pengesë

La Gazzetta dello Sport raporton se Jadon Sancho është i hapur që t’i bashkohet Juventusit këtë verë, por ‘Bianconerët’ janë duke punuar për një marrëveshje huazimi teksa Manchester United dëshiron shitjen përfundimtare të tij prej 50 milionë eurosh.

E përditshmja italiane shton se sulmuesi anglez tashmë ishte pajtuar për një kalim në Turin në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, por ish-trajneri Massimiliano Allegri e refuzoi mundësinë për të nënshkruar me të pasi Sancho nuk përshtatej me sistemin e tij 3-5-2.

Pas një periudhe gjashtë mujore në formë huazimi tek Borussia Dortmund, Sancho nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij për një transferim tek Juventusi dhe do ta pranonte me kënaqësi transferimin në Itali.


Sipas Gazzettas, Sancho nuk është në planet e ‘Djajve të Kuq’ për sezonin e ardhshëm, por klubi anglez dëshiron të paktën 40-50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Juventusi në anën tjetër po shtyn për një marrëveshje huazimi. Në këtë rast, Man United do të duhej gjithashtu të paguante një pjesë të pagës së Sanchos (8.5 milionë euro në vit).

Siç shton tutje raporti, Sancho i është ofruar edhe disa klubeve të tjera, duke përfshirë Borussia Dortmundin, Man Cityn dhe Arsenalin, por asnjëra nga to nuk janë të gatshme që t’i plotësojnë kërkesat financiare të Manchester United.

Alarmohen gjigantët evropianë nga çmimi që Man United i ka caktuar Jadon Sanchos
Lexo po ashtu Alarmohen gjigantët evropianë nga çmimi që Man United i ka caktuar Jadon Sanchos

Një tjetër opsion është që të shkëmbehen Sancho dhe Federico Chiesa, me italianin që ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me ‘Zonjën e Vjetër’ për zgjatjen e saj.

Juventusi do të takohet së shpejti me agjentin e tij, Fali Ramadani, për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Mason Greenwood, Karim Adeyemi dhe Xavi Simons janë gjithashtu në radarin e Juventusi, sipas Gazzettas, por ky i fundit nuk është një prioritet për Thiago Mottan./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori