Mirëpo, për vitin 2014 Samsung ka plane edhe më të mëdha, pasi që tani lideri botëror i telefonave mobil po synon që të bëhet lider botëror edhe në segmentin e tabletëve. Për vitin e ardhshëm kompania ka paralajmëruar se do të prezantojë edhe shumë modele të reja të tabletëve.

Megjithatë, kjo gjë nuk është e lehtë për tu arritur, pasi që Apple ende mban 29.6 për qind të tregut të tabletëve, dhe iPad është tableti më i famshëm në botë për momentin. Por, Samsung është menjëherë pas Apple me 20.4 për qind, sa ka shënuar në tremujorin e tretë të vitit.


Samsung vazhdimisht ka qenë duke e zënë hapin me Apple sa i përket shitjes së tabletëve, ndërsa ata janë në kërkim për të rritur këtë pjesëmarrje në treg edhe më tej vitin e ardhshëm, me një gamë të gjerë të tabletëve të ri, nga modelet e nivelit bazë, e deri tek tabletët e avancuar me ekran me diagonale që arrijnë deri në 12 inç.

Samsung beson se modelet e avancuara të tabletëve, me ekran më të madh se 10 inç do të bëhen më të famshëm gjatë viteve të ardhshme, dhe përfundimisht do të zëvendësojnë netbook-ët. /Telegrafi/