LAJMI I FUNDIT:

Samsung “sulmon” rivalin Nokia me modelet e telefonave Rex

Samsung “sulmon” rivalin Nokia me modelet e telefonave Rex

Samsung Electronics është duke lansuar një linjë të re të telefonave të quajtur Rex, me të cilën kompania synon të dominojë në tregjet në zhvillim.

Kjo lëvizje nga ekspertët e tregut shihet si fillim i një beteje mes Samsung dhe Nokia, përkatësisht linjës së saj të telefonave Asha, e cila poashtu synon të rinjtë në tregjet që janë ende të pangopura, me qëllim të plotësimit të hapësirave mes telefonave të thjeshtë dhe atyre të mençur.

Seria e telefonave Rex të Samsung, përkatësisht modelet që përshkruhen si “seri e re dhe e mençur e telefonave të thjeshtë” përfshin modelet si Rex 90, 80, 70 dhe 60.

Tri modelet e para posedojnë ekrane të ndjeshme në prekje, ndërsa të gjitha modelet ofrojnë mundësinë e përdorimit të dy kartelave njëkohësisht. Telefonat e linjës Rex bazohen në sistemin operativ të bazuar në Java dhe ndërfaqen e përdoruesit TourchWiz, të ofruar nga Samsung. / Telegrafi /