Mediat koreane kanë njoftuar se Samsung ka arritur të shesë më shumë se 20 milionë njësi të Samsung Galaxy S4, që nga muaji prill kur Samsung ka debutuar me modelin e saj të fuqishëm të telefonit të mençur. 

Burime të njëjta të lajmit thonë se shefi i njësisë mobile të Samsung, J.K. Shin e ka konfirmuar numrin. Megjithatë, Samsung nuk e ka konfirmuar lajmin edhe zyrtarisht.


Samsung Galaxy S4 goditi shifrën prej 10 milionë njësive të shitura në fund të majit, ose më pak se një muaj pas debutimit në treg - më shpejt se çdo model i mëparshëm i telefonit të Samsung.

Rivali kryesor i Samsung, Apple ka arritur të shesë më shumë se 37.5 milionë iPhone në tremujorin e saj më të fundit. Mirëpo, Apple nuk i publikon shitjet për modele individuale. / Telegrafi /