LAJMI I FUNDIT:

Samsung i ri Galaxy A80: Ndërtuar për epokën e live-it

Samsung i ri Galaxy A80: Ndërtuar për epokën e live-it

Dizenjuar për të apasionuarit e digjitales që duan të bashkëveprojnë, luajnë dhe të ndajnë gjithçka në moment. Samsung Electronics zbulon të riun Galaxy A80 një smartfon i krijuar për mënyrën se si njerëzit po komunikojnë në Epokën e Live-t. Njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin smartfonët e tyre për të ndarë live – për të shkrepur foto sa më spontane, për të transmetuar video live për çdo ndodhi të momentit. Ne po transferohemi nga ‘epoka e selfit’ në ‘epokën e live-t’, ku njerëzit po preferojnë ndërlidhje më të sinqerta dhe kuptimplota. E ndërtuar për të nxitur këtë evolucion, Galaxy A80 ofron risitë bindëse: një ekran magjepsës, i plotë, kamera e parë revolucionare e Samsung dhe një bateri inteligjente.

“Konsumatorët janë në qendër të gjithçkaje që ne bëjmë dhe ata kërkojnë pajisje të personalizuara për mënyrën e tyre të jetesës. Armatosur me ekspertizën tonë, aftësitë në nivel global dhe njohuritë e pasura mbi konsumatorët, Samsung është i pozicionuar në mënyrë unike për të ofruar novacione për këdo “, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit IT & Mobile Communications në Samsung Electronics. “Galaxy A ofron një varg modelesh në mënyrë që të gjithë mund të zgjedhin një pajisje që i përshtatet nevojave të tyre unike dhe u mundëson atyre të ndjekin pasionet e tyre. Galaxy A80 ofron karakteristika premium për të apasionuarit pas digjitales që duan të përfshihen plotësisht në Epokën e Live-t. ”


Kapni botën ashtu siç e shihni

I krijuar me kamerën e parë rrotulluese të Samsung, Galaxy A80 i lejon njerzve të kapin botën rreth tyre. Të tre kamerat shfaqen automatikisht nga pjesa e prapme e telefonit dhe rrotullohen kur përdoruesit zgjedhin modalitetin e selfit në aplikacionin e kamerës. Mekanizmi inovativ i kamerës siguron të njëjtën përvojë të jashtëzakonshme dhe të trefishtë të kamerës  me të njëjtën lente me rezolucion të lartë, para dhe prapa, kështu që asnjehere nuk duhet të shqetësoheni për cilësinë.

Me kamerën kryesore 48MP, përdoruesit tani mund të shkrepni fotografi të gjalla gjatë ditës dhe natës. Kamera e thellësisë 3D e Galaxy A80 ofron video Live Focus duke skanuar objekte në përmasa dhe thellësi. Ndërtuar me një lente me kënd ultra të gjerë dhe me kënd të njëjtë shikimi si syri i njeriut, kështu që  pozat tuaja të preferuara do mund të kapen me më shumë lehtësi.

Modaliteti i Qëndrueshmërisë së videove ju ndihmon të kapni lehtë përmbajtejn duke ulur lëvisshmërinë. Dhe me funksione të tjera inteligjente të kamerës si Optimizuesin e Skenës që mund të njohë dhe përmirësojnë deri në 30 skena, dhe Zbulimi i të Metave që identifikon automatikisht defektet para se të klikoni, ju kurrë nuk do të humbni shkrepjen e përsosur.

Shijoni përvojat e mrekullueshme multimediale

Me ndihmën e kamerës rrotulluese, njerëzit mund të përjetojnë një pamje të jashtëzakonshme me ekranin e parë të New Infinity të Samsung. Duke prezantuar ekranin e FHD + Super AMOLED 6.7 inç, Galaxy A80 ju sjell një përmbajtje me detaje sa më të gjalla, duke ju lejuar të zhyteni plotësisht në çdo lojë, video, foto dhe histori.

Dolby Atmos i Galaxy A80 ju lejon të përjetoni zërin nëpërmjet dëgjimit 360-gradë kur përdorni kufje ose folës Bluetooth.

Qëndroni të lidhur për më gjatë

Bateria 3.700mAh i Galaxy A80 dhe Karrikuesi Super i Shpejtë me aftësi 25W ju mundësojnë të qëndroni më gjatë në telefon dhe ju jep më shumë liri duke ju lejuar ta ngarkoni shpejt atë – për të mos humbur asnjë çast.

Galaxy A80 gjithashtu prezanton një bateri inteligjente që memorizon rutinën e përditshme dhe modelet e përdorimit të aplikacioneve për të optimizuar konsumin e energjisë së telefonit tuaj. Modaliteti i Kursimit të Energjisë u mundëson përdoruesve të qëndrojnë të sigurtë duke ditur se bateria e zgjuar po punon me efikasitet për performancën më të mirë të nevojshme.

Aksesoni atë që keni nevojë, kur keni nevojë – në mënyrën më të sigurtë

Përforcuesi i performanca Inteligjente së Galaxy A80 siguron softuer me optimizim të performancës IA, i cili rregullon baterinë, CPU dhe RAM të pajisjes suaj bazuar në përdorimin tuaj unik, duke ndihmuar telefonin tuaj të punojë më shumë dhe të iniciojë aplikacionet më shpejt kur keni nevojë për to.

Bixby Routines ju  ndihmon duke mësuar modelet e përdorimit të aplikacioneve dhe duke analizuar zakonet tuaja për të mësuar cilat funksione ju nevojiten. Rutina Bixby automatizon detyrat dhe aplikacionet tuaja të përditshme bazuar në rutinën tuaj.

Përforcuar nga Samsung Knox, platforma mbrojtëse e sigurisë e Samsung-ut e dizajnuar për t’ju mbrojtur nga çipat e deri tek softueret, njerëzit mund të gëzojnë lirinë e një lidhje të sigurtë në Galaxy A80. Kjo u lejon njerëzve të përdorin Samsung Pass për të hyrë në aplikacione dhe faqet e internetit duke përdorur autenticitetin biometrik. Për të shtuar lehtësinë, skaneri i gjurmëve të gishtërinjve është vendosur në ekran në mënyrë që njerëzit të mund të zhbllokojnë në mënyrë intuitive telefonin e tyre.

Për të mbështetur  mënyrën aktive të  jetesës, Galaxy A80 përfshin Bixby të aktivizuar nëpërmjet një butoni ose pa duar, në mënyrë që përdoruesit të mund të marrin informacionin e duhur në mënyrën më të përshtatshme. Përdoruesit gjithashtu mund të aksesojnë lehtësisht funksione të tjera si Bixby Vision, Bixby Home dhe Reminder gjatë kohës që janë në lëvizje. Galaxy A80 gjithashtu përmban funksionet kryesore të Galaxy duke përfshirë Samsung Health, Samsung Pay * dhe më shumë.

Pasqyroni stilin tuaj nëpërmjet një dizajni elegant

Galaxy A80 është në dispozicion në tre ngjyra: Angel Gold, Ghost White dhe Phantom Black.  Angel Gold përfshin elementë rozë, ndërsa opsioni Ghost White kombinon disa karakteristika të ngjyrës blu, kështu që këto ngjyra duken ndryshe në varësi të drejtimit dhe reflektimit të dritës.

Dizajni i lëmuar i Galaxy A80 dhe forma e  rehatshme dhe ergonomike siguron që ajo të përshtatet me dorën tuaj – kështu që është i lehtë për t’u përdorur kur jeni në lëvizje.

Për më shumë informacion rreth Serisë Galaxy A, vizitoni www.samsungmobilepress.com, www.news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy

Në trend Teknologji

Më shumë
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori