LAJMI I FUNDIT:

Samsung, prodhuesi i parë i telefonave në botë

Samsung, prodhuesi i parë i telefonave në botë

Ky viti i përket kompanisë Samsung. Të paktën kur është fjala për numrin e telefonave të shitur në mbarë botën.

Mega-korporata Samsung e ka lëvizur nga pozita e liderit global rivalin e saj Nokia, e cila për 14 vite me radhë ka qenë prodhuesi më i madh i telefonave, ndërsa ka tejkaluar edhe rivalin tjetër të fuqishëm Apple, nga udhëheqja e tregut të telefonave të mençur, thuhet sipas raportit të fundvitit të publikuar nga IHS iSuppli.

Samsung pritet të përbëjë 29 për qind të gjithë telefonave të shitur në vitin 2012, nga 24 për qind sa kishte në vitin 2011, ndërsa Nokia ka rënë nga 30 për qind sa kishte një vit më parë në 24 për qind tani.


Edhe pse Samsung ka qenë në krye të listës edhe më herët, kjo është hera e parë që kompania ka fituar titullin e liderit global për një vit të tërë.

Çështja për të gjithë prodhuesit tjerë të telefonave është se, sipas IHS: Apple dhe Samsung kanë një "duopol" në treg, pasi që tani janë dy kompani që mbajnë përqindje dyshifrore të tregut në vitin 2012.

Së bashku ato përbëjnë 49 për qind të të gjitha dërgesave të telefonave të mençur në nivel global, ndërsa Nokia, RIM dhe HTC janë përballur me një konkurencë të ashpër në 2012, e cila kryesisht ka ardhur nga dy rivalët dominuese. / Telegrafi /