LAJMI I FUNDIT:

Samsung pritet të sjell befasi rreth emërtimit të Galaxy S22

Samsung pritet të sjell befasi rreth emërtimit të Galaxy S22

Një emër i ri po përflitet për top modelin e ardhshëm nga prodhuesi koreano-jugor.

Më së voni në shkurt, Samsung dëshiron të prezantojë pajisjet e saj të reja të nivelit të lartë, duke përfshirë Galaxy S22 Ultra. Pajisja duhet të vijë me një vend për S Pen, i cili njihet veçanërisht nga seria Galaxy Note. Megjithatë, është e diskutueshme nëse do të dalë me emrin S22 Ultra, raporton Android Authority.


Personi që merret me lajmet për teknologji FronTron pretendon se ka zbuluar se telefoni inteligjent në vend të kësaj duhet të quhet Galaxy S22 Note, siç njoftoi ai në Twitter.

Për shkak të mungesës së çipave, Samsung nuk kishte prezantuar asnjë model të ri në serinë Note këtë vit.

Fotot e Galaxy S22 Ultra – ose Galaxy S22 Note – dolën së fundmi.

Pajisja do të ketë një procesor Snapdragon i gjeneratës së 8-të ose me një çip Exynos 2200 që do të pajiset me 4 kamera, duke përfshirë një kamerë kryesore 108 MP dhe një veçori të ekranit AMOLED matëse 6,8 inç. /Telegrafi/