LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton procesorët e rinj

Samsung prezanton procesorët e rinj

Sot Samsung ka njoftuar se do të prodhojë procesorët e rinj 11nm për telefonat e rangut të lartë dhe të mesëm. Ky është një proces me LPP që është një version i reduktuar i procesit të LPP 14nm i përdorur për procesorët si Snapdragon 660 dhe 630.

Ky procesor premton deri në 15% rritje të performancës me përdorimin e njëjtë të energjisë. Sipërfaqja e çip-it do të reduktohet me 10%, që do të thotë që çmimi i prodhimit të procesorit do të bjerë. Presin që çipet e para 11nm të dalin në gjysmën e parë të vitit 2018.


Telefonat premium të vitit të ardhshëm do të përdorin procesorë të ri LPP 7nm të ndërtuara me litografi Extrem Ultra Violet (EUV). Ato do të dalin në gjysmën e dytë të vitit 2018, në kohën e duhur për Apple A12 dhe iPhone të ri.