LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy S9 me një kamerë të fuqishme

Samsung prezanton Galaxy S9 me një kamerë të fuqishme

Samsung në Kongresin ‘Mobile World 2018’ publikoi telefonin e radhës Galaxy S9, kompania që pretendon se bashkë me Galaxy S9+, janë telefonat e mençur që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

Të ridizenjuar me një lente të re të dyfishtë që fuqizon një kamera inovative në ndriçim të ulët, aftësi video Super Slow-Motion dhe Emoji AR të personalizuara, Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ u sigurojnë përdoruesve që të mos humbasin momentet dhe të bëjnë epike çdo ditë të jetës së tyre.


Altoparlantët të fuqishëm stereo të ndërtuar nga AKG, audio imersive me Dolby Atmos dhe një ekran elegant pa kufij Infinity1 – një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung. Për më tepër, Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me aplikacionin e ri SmartThings, i cili bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një përvojë të vetme dhe të zgjuar.

“Mënyra se si i përdorim telefonat e mençur ka ndryshuar duke qenë se komunikimi dhe të shprehurit ka evoluar. Me Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi transformuar kamerën e telefonat e mençur. Galaxy S9 dhe S9+ jo vetëm që u mundësojnë konsumatorëve që të bëjnë fotografi dhe video më të mira kudo, por janë smartphone të projektuar për t’i ndihmuar ata të lidhen me të tjerët dhe të shprehen në një mënyrë që është unike dhe personale për ta”, tha DJ Koh, President dhe Shef i Divizionit të IT & Mobile Communications pranë Samsung Electronics.

Sipas medieve ndërkombëtare, çmimi për S9 do të nisë nga 850 euro dhe S9+ prej një mijë euro. Prej 25 shkurtit nisin porositë e tyre, ndërsa shpërndarja gjatë muajit mars. /Telegrafi/