LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton aksesorët modularë të Camera Grip dhe Slim Tripod

Samsung prezanton aksesorët modularë të Camera Grip dhe Slim Tripod

Seritë Galaxy S23 të Samsung krenohen me disa pajisje mbresëlënëse të kamerës dhe tani Samsung po u jep përdoruesve një palë aksesorë për të shfrytëzuar kamerat e tyre.

Pajisjet më të reja të Samsung, Camera Grip dhe Slim Stand janë aksesorë modularë të përputhshëm me Gadget Grip të Samsung. Këllëfi i hollë transparent prej silikoni sjell një pikë të veçantë ngjitjeje në anën e pasme e cila ju lejon të ndërroni aksesorë të ndryshëm.


“Camera Grip-i” i ri sjell një buton të diafragmës Bluetooth i cili është i ndashëm, dhe një zonë kapëse për një përvojë më tradicionale të shkrepjes së fotografive. Shtojca e dorezës ka gjithashtu një trekëmbësh të fshehur brenda pjesës së montimin dhe rrotullohet në mënyrë që të mund ta mbështesni telefonin në mënyra të ndryshme, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Samsung Camera Grip Stand

Aksesori Camera Grip vjen në një ngjyrë të vetme të bardhë dhe tashmë është i listuar në faqen e Samsung në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse nuk ka detaje rreth çmimit.

Mbështetësja Slim Tripod funksionon ashtu siç edhe sugjeron emri, duke ju lejuar të mbështetni pajisjen tuaj Galaxy S23 në tre këmbët e saj metalike. Mund ta përdorni edhe si aksesor për incizimet tuaja për “vlog” me këmbë të rrafshuara dhe të zgjatura.

Samsung Slim Tripod Stand

Slim Tripod Stand vjen në një ngjyrë të vetme argjendi dhe është e listuar me çmim prej 38.51 eurove (34 funte) në faqen zyrtare të Samsung UK. Çmimi i listuar nuk përfshin kasën Samsung Grip e cila nevojitet për bashkëngjitjet e reja të mbështetëses dhe kushton afro 55.50 euro (49 funte). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori