LAJMI I FUNDIT:

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Grupi britanik i telekomunikacioneve Vodafone ka zgjedhur Samsung Electronics për të furnizuar pajisjet e saj të rrjetit 5G në Britani, një përparim për kompaninë koreano-jugore në tregun në Evropë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operatorët evropianë të celularëve po konsiderojnë gjithnjë e më shumë Samsung që të zëvendësojë Huawei të Kinës si një furnizues, me drejtues nga spanjollja Telefonica dhe Orange e Francës që më parë i thanë Reuters se kishin zhvilluar bisedime me firmën.

Megjithatë, kushtet financiare të marrëveshjes ende nuk janë zbuluar.

Britania tashmë ka urdhëruar që të gjitha pajisjet Huawei të hiqen nga rrjeti i saj 5G deri në fund të vitit 2027, duke bërë jehonë një fushate të SHBA-së kundër Huawei, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.

Tregu evropian i pajisjeve të telekomunikimeve është i dominuar nga Nokia, Ericsson dhe Huawei, por Samsung ka hyrë në “lojë” pasi papritur bëri një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh me gjigantin amerikan Verizon në shtator. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori