LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Tab S9 Ultra merr certifikatën FCC, duke sinjalizuar se po afrohet lansimi i tij

Samsung Galaxy Tab S9 Ultra merr certifikatën FCC, duke sinjalizuar se po afrohet lansimi i tij

Samsung Galaxy Tab S9 Ultra do të jetë tableti i nivelit më të lartë i Samsung për vitin 2023 dhe sipas thashethemeve, ai do të rivalizojë iPad Pro të Apple për sa i përket veçorive e ndoshta edhe çmimit.

Një certifikim i ri FCC SAR u shfaq në internet, duke sugjeruar që pajisja është pothuajse gati për t’u lansuar.


Fatkeqësisht, siç ndodh zakonisht me certifikatat FCC, nuk mund të marrim shumë informata prej saj.

Për fat të mirë, disa raporte në dy muajt e fundit ndihmojnë në krijimin e një pamjeje më të plotë, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Thuhet se Galaxy Tab S9 Ultra do të ketë një panel OLED 14.6 inç me shpejtësi rifreskimi prej 120Hz, bateri me kapacitet prej 11,200mAh me mbështetje për karikim të shpejtë me 45W dhe një çip Snapdragon 8 Gen 2. Pajisja gjithashtu do të jetë e certifikuar me IP68.

Deri më tani, nuk e dimë saktësisht se kur do të lansohet tableti, por thashethemet sugjerojnë se do të dalë diku në gjysmën e dytë të këtij viti, ndoshta në korrik ose gusht.

Disa raporte madje thonë se tableti mund të shfaqet gjatë eventit Galaxy Fold/Flip Unpacked më 26 korrik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Teknologji
Kalo në kategori