LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S24 do të përdorë teknologjinë e baterive të grumbulluara të huazuar nga veturat elektrike

Samsung Galaxy S24 do të përdorë teknologjinë e baterive të grumbulluara të huazuar nga veturat elektrike

Periudha e lansimit të Samsung Galaxy S24 Ultra është rreth dhjetë muaj larg, që do të thotë se zhvillimi i komponentëve që do të futen brenda tij duhet të jetë afër përfundimit për të lejuar kohë të mjaftueshme për testim dhe prodhim.

Dhe sipas raporteve të fundit nga Koreja e Jugut, telefoni i ri kryesor mund të sjellë një teknologji të re të baterive, e cila është e huazuar nga industria e veturave elektrike.


Revista koreane The Elec, pretendon se divizioni SDI i Samsung, i cili udhëheqe departamentin për studim dhe zhvillim të baterive, po kërkon të bartë bateritë e grumbulluara në biznesin e telefonave të mençur, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Samsung Galaxy S24 to use stacked battery tech borrowed from EVs

Në vend të një ndryshimi në përmbajtjen kimike të baterisë, kjo teknologji i referohet mënyrës sesi janë rregulluar qelizat e saj, por efekti ende mbetet me një densitet më të lartë energjie, duke lejuar që kapaciteti më i lartë të përshtatet brenda të njëjtit vëllim.

Audi Q8 e-tron përdori një teknologji të ngjashme për të vendosur një bateri 114kWh brenda saj, ndërsa prodhuesi kinez i baterive CATL ka një bateri edhe më të madhe të grumbulluar me kapacitet prej 140kWh.

Natyrisht, bateritë e telefonave të mençur funksionojnë në një mjedis shumë të ndryshëm në krahasim me paketat e energjisë elektrike të veturave elektrike, por raporti pretendon se duhet të presim një përmirësim 10 për qind në densitet.

Por kjo nuk do të thotë që Galaxy S24 Ultra do të ketë një bateri me 5,500mAh krahasuar me atë 5,000mAh të Galaxy S23 Ultra.

Samsung mund të përdorë paketën e përmirësuar për të përshtatur të njëjtin kapacitet brenda një qelize më të vogël të baterisë, duke liruar hapësirë për komponentë të tjerë ose për të ofruar një telefon më kompakt.

Bateritë e montuara janë zakonisht një nga komponentët e parë që rrjedhin ndërsa një telefon i mençur kalon nëpër fazat e zhvillimit të tij, kështu që ka të ngjarë të dëgjojmë më shumë për këtë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori