Samsung Galaxy Note 4 debuton në shtator, me disa specifika të çmendura?

Lajmi është bërë i ditur nga Korea Times, të cilët thonë se janë informuar nga zyrtarët e Samsung, të cilët kanë thënë se kompania është duke menduar për debutimin e Note 4 në Berlin, pasi tashmë është në fazën finale të përcaktimit të detajeve për fabletin e saj të ri.
Në mesin e karakteristikave të përfolura për Samsung Galaxy Note 4 është edhe procesori 64-bit me njërin nga modelet e reja të procesorëve të Qualcomm Snapdragon me 64-bit.
Gjithashtu thuhet se Galaxy Note 4 do të vijë me 4GB RAM, 128GB memorie të brendshme, ekranin në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.
Madhësia e ekranit të Note 4 pritet të sillet prej 5.7 deri në 6 inç, ndërsa kamera e pasme e fabletit mendohet se do të jetë me 20.1MP. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
10/04/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































