LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 20 Ultra duket i përsosur në këtë video të publikuar

Samsung Galaxy Note 20 Ultra duket i përsosur në këtë video të publikuar

Kemi më pak se një muaj për të parë ngjarjen në të cilën Samsung do të zbulojë telefonat e radhës, ngjarje e cila do të mbahet më 5 gusht dhe presim të shohim Galaxy Z Flip (me një ngjyrë të re, si dhe me një model 5G), Galaxy Z Fold 2 , Galaxy Watch 3 dhe dy tableta Galaxy.

Ne po presim gjithashtu të shohim Galaxy Note 20 së bashku me modelin premium – Galaxy Note 20 Ultra.


Dhe tashmë kemi parë telefonin e mençur përmes pamjeve që kanë dalë më herët, transmeton Telegrafi.

Më herët edhe faqja zyrtare e Samsung në Rusi kishe lëshuar një video duke treguar telefonin e radhës nga gjiganti i teknologjisë, por video e lëshuar tashmë tregon telefonin e mençur me ngjyrë bronz, ngjyrë të zezë dhe të gjelbër dhe duket i mahnitshëm.

Telefoni ka një ekran të sheshtë 6.9 inç AMOLED, i cili mendojmë se do të ketë shkallën e rifreskimit 120Hz, një kamerë e vetme përpara, dhe një vendosje e lenteve të trefishtë në pjesën e pasme që përfshin një aparat fotografik zoom periscopik.

Galaxy Note 20 Ultra duket absolutisht i mrekullueshëm, por nuk do të jetë i lirë bazuar në thashethemet e fundit .

Galaxy Note 20 pritet të fillojë me rreth 999 dollarë (880 euro), ndërsa Note 20 Ultra mund të fillojë nga 1.299 dollarë (1145 euro). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori