Me sa duket, Samsung është duke pritur që Samsung Galaxy Mega të jetë edhe një pajisje tjetër e famshme e saj, pasi që kompania ka thënë se pret që ti shesë më shumë se 1 milionë njësi të Mega për çdo muaj.

Samsung Galaxy Mega 6.3 i cili posedon ekranin HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ka procesorin dual core 1.7 GHz dhe 1.5GB RAM dhe mundësi të zgjedhjes së memories prej 8GB apo 16GB, portin për microSD e cila mund ta zgjerojë memorien edhe për 64GB.


Samsung Galaxy Mega 5.8, posedon ekranin qHD me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, procesorin dual core 1.4GHz dhe 1.5GB RAM. / Telegrafi /