LAJMI I FUNDIT:

Samsung dhe Amazon Prime Video Lançojnë të Parët Përmbajtjen HDR10+

Samsung dhe Amazon Prime Video Lançojnë të Parët Përmbajtjen HDR10+

Samsung dhe Amazon Prime Video Lançojnë të Parët Përmbajtjen HDR10+.

Prime Video është shërbimi i parë streaming për të zbatuar HDR10+, tani e disponueshme në të gjithë linjën e Televizorëve Samsung 2017 UHD.

Samsung Electronics Co., Ltd. dhe Amazon Prime Video njoftuan sot se e gjithë libraria Prime Video HDR është tashmë e disponueshme në HDR10+, një standard i ri që shfrytëzon metadata dinamike për të prodhuar kontrast dhe ngjyra të përmirësuara në një gamë të gjerë televizorësh. Katalogu i Prime Video HDR10+ përfshin qindra orë përmbajtje të videove të para origjinale të The Grand Tour, The Marvelous Mrs. Maisel, Jean-Claude Van Johnson, The Tick dhe The Man in the High Castle plus qindra tituj të licensuar. Prime Video është ofruesi i parë i shërbimit streaming që i ofron përdoruesve të tij përmbajtje HDR10+. HDR10+ disponohet në të gjithë linjën e Televizorëve Samsung 2017 UHD – duke përfshirë modelet premium të TV QLED.

“Ne jemi të kënaqur që lançojmë përmbajtjen HDR10+ për konsumatorët “, tha Sang Yoon Kim, Zëvendës President i Zhvillimit të Biznesit Smart TV pranë Samsung Electronics America. “Lançimi shënon mundësinë e parë për konsumatorët dhe industrinë që të përjetojnë teknologjinë HDR10+ përmes një shërbimi streaming.”

Teknologjia HDR10+ në Prime Video inkorporon metadata dinamike gjë që i lejon një game të gjerë televizorësh HDR të përshtasin nivelet e ndriçimit për çdo skenë, madje edhe për cdo pamje. Duke aplikuar hartën e tonalitetit të individualizuar në secilën skenë, HDR10+ sjell një eksperiencë të pabesueshme shikimi për ekranet e gjeneratës së ardhshme Samsung. Cilësia e figurës ofron një eksperiencë të përmirësuar vizuale me shprehje më të detajuara, zona më të shndritshme të hijes dhe pasqyrime më të sakta të ngjyrës që mbesin besnike të synimit origjinal të krijuesit. Nëpërmjet përdorimit të udhëzimeve preçize të hartës së tonaliteteve me bazë “Bezier”, Amazon është në gjendje të ofrojë përvojën optimale të shikimit në një sërë modele televizorësh.

“Ne jemi të përkushtuar që tu ofrojmë anëtarët të Prime Video përvojën më të mirë të mundshme të shikimit dhe jemi shumë të entuziazmuar që anëtarët tanë anembanë botës mund eksperimentojnë me përmbajtjen tonë në HDR10+”, tha Greg Hart, Zëvendës President i Prime Video. “Përvoja e shikimit e HDR10+ e kombinuar me përmbajtjen e Prime Video – fituese e disa çmimeve – po çon në një epokë të re të argëtimit për konsumatorët në këto pajisje.”

Lançimi i HDR10+ në Prime Video së bashku me logon HDR10+ dhe partneriteti i çertifikimit i formuar në fillim të këtij viti nga Samsung, 20th Century Fox dhe Panasonic demonstron miratimin dhe progresin e HDR10+, si dhe një angazhim gjithnjë në rritje për të ofruar një përvojë HDR premium.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

amsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.

Rreth Prime Video

Amazon Video është një shërbim argëtimi premium me kërkesë që u ofron klientëve zgjedhjen më të mirë në atë që duhet të shikojnë dhe si ta shikojnë. Prime Video ofron mijëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë përmbajtjen popullore të licencuar, si dhe të miratuara nga kritika të videove të para origjinale dhe Filma Origjinalë Amazon nga Amazon Studios si The Tick, seritë më të shikuara të Prime Videos në mbarë botën The Grand Tour nga Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May, dhe seritë fituese çmimesh si Man in the High Castle, Mozart in the Jungle dhe shumë të tjera të disponueshem për transmetim të pakufizuar si pjesë e një anëtarësimi në Amazon Prime. Prime Video është gjithashtu e disponueshme për konsumatorët në më shumë se 200 shtete dhe territore rreth globit në www.primevideo.com.

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori