LAJMI I FUNDIT:

Samsung aksidentalisht tregon se Galaxy S11 do të prezantohet më 11 shkurt

Samsung aksidentalisht tregon se Galaxy S11 do të prezantohet më 11 shkurt

Një video promovuese e publikuar aksidentalisht jep datën për ngjarjen tjetër të Samsung.

Samsung tradicionalisht paraqet telefonat e ri të saj series S në shkurt ose mars në afërsi të Kongresit Botëror të Mobile, transmeton Telegrafi.


Një video e publikuar aksidentalisht të premten tregon 11 shkurtin si datën për një ngjarje të Samsung.

Videoja u shpërnda në Twitter para se të zhdukej nga faqja e Samsung:

Në mes të shkronjave “Glxy” dy forma bëhen të dukshme në video. Kjo tregon se përveç Galaxy S11 të pritshme, një smartphone i ri i palosur Samsung mund të tregohet gjithashtu në prezantim.

Gjithashtu është e paqartë nëse Galaxy S11 do të quhet ende S11. /Telegrafi/