LAJMI I FUNDIT:

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka deklaron se në Samitin e NATO-s në Vilnius rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Xhaçka ishte pjesë e delegacionit shqiptare të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama ku morën pjesë në Samitin dy ditor të NATO-s në Lituani.


Ministrja thekson se në këtë Samit, “vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO”.

“Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën”, deklaron kryediplomatja shqiptare në një postim në Twitter.

Xhaçka ka theksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori