LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Diasporës në Tiranë, Osmani: Mërgata, simbol i forcës së kombit – nuk duhet ta harrojmë se në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e tretë të diasporës që po mbahet në Tiranë, gjersa po marrin pjesë përfaqësues të njohur të arbëreshëve, historianë e figura tjera.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Malit të Zi e bashkatdhetarë nga diaspora, raporton Telegrafi.


E para e shtetit të Kosovës tha se mërgata shqiptare është sublimim i përpjekjeve të hershme e të gjata për liri dhe shtetndërtim.

“Mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe shpirtit të palëkundur të kombit tonë. Gjatë historisë shqiptarët pa dëshirën e tyre janë shpërndarë në mbarë globin, por duke mbajtur trashëgiminë kulturore e traditat…. Shqiptarët kanë lënë gjurmë duke u integruar e arritur suksese në shtetin ku emigruan, por gjithë duke ruajtur rrënjët dhe themelet”, tha ajo.

“Nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanoci e Mali i Zi mërgata jonë është një.

Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu mos të harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc akoma përballen me diskriminim sistematik që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative…

Si gjithnjë u themi edhe sot, ju nuk jeni vetëm…”, u shpreh presidentja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori