LAJMI I FUNDIT:

Samiti Brdo-Brijuni, Ligji për amnisti dhe protestat në Shkup – ngjarjet e javës në Maqedoninë e Veriut

Samiti Brdo-Brijuni, Ligji për amnisti dhe protestat në Shkup – ngjarjet e javës në Maqedoninë e Veriut

Java që e lamë pas solli disa ngjarje të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Në fillim të javës u mbajt Samiti Brdo-Brijuni në Shkup, ku u takuan presidentët e vendeve të rajonit. Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka përgatitur projekt-ligj për amnisti, ndërsa u zgjidh edhe çështja e nxënësve shqiptarë të Velesit, të cilët mbetën pa shkollë për dy javë.

Telegrafi Maqedoni më poshtë iu sjell ngjarjet më të rëndësishme të javës së kaluar.


Të hënën në Shkup u mbajt Samiti Brdo-Brijuni, në të cilin morën pjesë presidentët e Maqedonisë së Veriut, si nikoqir, e Sllovenisë, e Kosovës, ai i Kroacisë dhe i Serbisë. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij para mediave adresoi kritika ndaj BE-së, duke i bërë thirrje që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai tha se nëse BE pret që të zgjidhen të gjitha kontestet bilaterale në mes vendeve, asnjë prej tyre nuk do të bëhet pjesë e BE-së.

Pendarovski: Nëse BE pret zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e saj
Lexo po ashtu Pendarovski: Nëse BE pret zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e saj

Të mërkurën Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka përgatitur projekt-ligj për amnisti, me qëllim që të lehtësojë gjendjen në burgjet e Maqedonisë. Projekt-ligji i cili duhet të miratohet në seancën e radhës të Qeverisë së Maqedonisë, parasheh lirimin dhe uljen e dënimeve me burg për krimet e lehta.

Ligji propozon që personat që janë dënuar me burg deri në 6 muaj të përjashtohen plotësisht nga vuajtja e dënimit. Personat e dënuar të cilët janë dënuar me burg për më shumë se gjashtë muaj, të lirohen nga vuajtja e 30 për qind e totalit të dënimit të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Amnistia nuk do të vlejë për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, për krimin e vrasjes, për krime kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar, për krimet e shpërdorimit të detyrës dhe autorizimi.

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ligjin për amnisti, parasheh ulje dhe falje të dënimit për veprat e lehta
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ligjin për amnisti, parasheh ulje dhe falje të dënimit për veprat e lehta

Të mërkurën gjithashtu u njoftua se është zgjidhur problemi me nxënësit e Velesit, të cilët dy javët e para mbetën pa e vijuar procesin arsimor. 16 nxënësit shqiptar u bënë pjesë e gjimnazit “Koço Racin”, në të cilin autoritetet lokale refuzuan që të ketë paralele në gjuhën shqipe. Prindërit e fëmijëve u shprehën të kënaqur për fëmijët e tyre.

Ata protestuan për disa ditë radhazi për moshapjen e paraleles së dytë në gjuhën shqipe.

Zgjidhet problemi i nxënësve shqiptarë të Velesit
Lexo po ashtu Zgjidhet problemi i nxënësve shqiptarë të Velesit

Të premten familjarët e viktimave nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, protestat e tyre i zhvendosën në Shkup. Ata i përsëristën kërkesat e tyre që të ketë gjykim për shkaqet e vërteta të zjarrit si dhe kërkuan shkarkimin e prokurorëve që kanë qenë të përfshirë në lëndën për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, në krye me shefin e Prokurorisë Publike, Ljubomir Joveski./Telegrafi/

“14 viktima, 0 ditë burg”, familjarët e viktimave në spitalin modular në Tetovë sot protestuan në Shkup
Lexo po ashtu “14 viktima, 0 ditë burg”, familjarët e viktimave në spitalin modular në Tetovë sot protestuan në Shkup

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori