Kryeministri Edi Rama mbërriti në Spanjë për të takuar homoloun e tij atje dhe më pas ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor por thekson se nuk pret asgjë nga unioni.
Para takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, Rama ka dhënë një intervistë “EL PAÍS”.
Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.
“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm“, tha Rama për samitin.
Në shkrimin e tij, gazetari spanjoll ndalet te jeta personale e Ramës dhe në pika të rëndësishme të karrierës së tij politike.
“I biri i një skulptori të famshëm, ai ka kombinuar pikturën, me ekspozita jashtë vendit. Ishte kryetar i kryeqytetit midis viteve 2000 dhe 2011 dhe kreu i qeverisë që nga viti 2013. Në vitin 2017 fotografia në të cilën ai u shfaq në një samit evropian i veshur me një kostum të zi dhe Adidas të bardhë me vija të kuqe u bë virale. Këtë të hënë, në Madrid, vetëm maska e tij me trëndafil të kuq, e stiluar po nga ai, tërhoqi vëmendjen“.
Duke iu përgjigjur raporteve për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, kryeministri thotë se jo çdo gjë është e besueshme.
“Situata është ndryshe. Disa raporte duhet të merren me shumë kujdes: si bëhen, kush e bën, etj. Ato nuk janë shkencore dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk po them që Shqipëria nuk ka probleme korrupsioni, sepse kjo do të ishte një gënjeshtër, por që nuk mund të krahasohet aspak me tetë vjet më parë”.
“Sigurisht që është një vend me probleme sepse ne vijmë nga një e kaluar e gjatë dhe e dhimbshme”, thekson ai duke iu referuar regjimit komunist. “30 vjet janë shumë në jetën e një personi, por asgjë në rrjedhën e historisë. Procesi i ndërtimit të institucioneve nuk është i lehtë“.
Me një histori të gjatë përsa i përket fyerjeve ndaj gazetarëve, kritikët e e akuzojnë atë për lëvizje autoritare, dhe se mbështetet në rrjetet klienteliste si dhe ka dyshime për blerje votash, shkruan prestigjiozja spanjoll.
Gazetari u ndal te ofendimet ndaj gazetarëve, ndërsa Rama i konsideroi “gjëra të së kaluarës të nxjerra jashtë kontekstit”.
“Unë nuk kam ofenduar personalisht askënd! Thjesht fola për fenomenin e lajmeve të rreme, akuzat e pabaza … pjesë e asaj që unë e quaj gazetari dembele. Dhe kush ndihet i fyer, ndoshta është problemi i tij”.
Ndërsa sot, kreu i qeverisë ndodhet në Brdo të Sllovenisë, ku do të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor, ku 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri