LAJMI I FUNDIT:

Shkup, do të mbahet samit i zonave të lira ekonomike evropiane

Shkup, do të mbahet samit i zonave të lira ekonomike evropiane

Mbi 350 përfaqësues nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në Samitin e zonave të lira ekonomike evropiane, që në organizim të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale (ZZHTI) do të mbahet që sot deri më 4 maj në Shkup.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski para ca kohësh në brifing duke e paralajmëruar Samitin theksoi se në të do të marrin pjesë përfaqësues nga pothuajse e mbarë bota, nga Kolumbia deri në Kazakistan, Evropë dhe kontinente të tjera.

Ndihma shtetërore dhe tregtia ilegale në zona do të jenë ndër temat e Samitit, ndërsa do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim me zonat ekonomike botërore.

Për sot është paralajmëruar hapje e Samitit në orët e pasdites, ndërsa më 4 maj është paraparë vizitë në zonën e lirë ekonomike në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori