LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku ngushëllon familjarët e viktimës në Skenderaj, zbulon identitetin e tij

Sami Lushtaku ngushëllon familjarët e viktimës në Skenderaj, zbulon identitetin e tij
Foto: Ilustrim

Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ngushëlluar familjarët e personit i cili u gjend pa shenja jete mbrëmjen e së hënën në një veturë të djegur, në Skenderaj.

Lushtaku në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt.

Ai kërkoi nga organet e rendit që të sqarojnë rrethanat e vdekjes së viktimës.


“Është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt. Ai ishte veteran i luftës dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri. Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Pres nga organet e rendit që plotësisht të sqarojnë rrethanat e vdekjes.

Para se të digjej në makinë, viktima nga Skenderaj dyshohet se u qëllua me armë
Lexo po ashtu Para se të digjej në makinë, viktima nga Skenderaj dyshohet se u qëllua me armë
Në Skenderaj një person humb jetën në veturën që u përfshi nga zjarri
Lexo po ashtu Në Skenderaj një person humb jetën në veturën që u përfshi nga zjarri

Ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime për familjen Zeqiri”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ndryshe, personi më inicialet I.Z 48 vjeçare, u gjet pa shenja jete mbrëmë në një veturë të djegur në Skenderaj.

Në bazë raportit policorë, në hetimet e para rasti në fjalë u cilësua si vepër penale ‘vrasje rëndë’. /Telegrafi/