LAJMI I FUNDIT:

Salmoni dhe trofta në shtatzëni, parandalojnë astmën te fëmijët

Salmoni dhe trofta në shtatzëni, parandalojnë astmën te fëmijët

Nëse hani peshk të pasur me acide yndyrore kryesisht salmon ose troftë gjatë shtatzënisë, do të arrini të ulni rrezikun për të shfaqur probleme me astmën gjatë viteve të para të jetës, te fëmijët e predispozuar për t’u bërë astmatikë.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë së Jugut dhe Los Angelesit, të prezantuar gjatë punimeve të “American Thoracic Society International Conference”, të mbajtur në Florida.

Sipas mjekëve, fëmijët që kanë prindër apo familjarë astmatikë, janë të predispozuar të preken nga kjo patologji.


Nga studimi rezulton se ata fëmijë, nënat astmatike të të cilëve kanë ngrënë rregullisht peshk të pasur me acide yndyrore Omega-3 gjatë shtatzënisë, kanë qenë 70% më pak të predispozuar për të patur probleme me astmën përpara moshës 5-vjeçare, se fëmijët e atyre nënave që kishin zgjedhur një dietë tjetër.

Nga studimet e bëra ka rezultuar se acidet yndyrore Omega-3 në një farë mënyre parandalojnë inflamacionin te fëmijët e predispozuar për të qenë astmatikë. Gjithsesi, studiuesit paralajmërojnë se mjaft lloje peshqish, pavarësisht se përmbajnë acide yndyrore, kanë nivele të larta merkuri, që ndikon në zhvillimin mendor të fetusit.

A ndikon dieta e një gruaje në gjininë e foshnjës? Disa ekspertë sugjerojnë se çfarë duhet të hani
Lexo po ashtu A ndikon dieta e një gruaje në gjininë e foshnjës? Disa ekspertë sugjerojnë se çfarë duhet të hani

Sipas Gilliland, gratë shtatzëna mund të arrijnë të njëjtat rezultate, nëse përdorin përbërës të acidit yndyror të peshqve që përmbajnë dhe më pak merkur.

Nga analizimi i të dhënave është zbuluar se fëmijët, nënat e të cilëve kishin ngrënë një herë në javë peshk, megjithëse astmatike, ishin 70 % më pak të predispozuar për të patur probleme me astmën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori