LAJMI I FUNDIT:

A ndikon dieta e një gruaje në gjininë e foshnjës? Disa ekspertë sugjerojnë se çfarë duhet të hani

A ndikon dieta e një gruaje në gjininë e foshnjës? Disa ekspertë sugjerojnë se çfarë duhet të hani

Disa studime kanë treguar se ushqimi mund të ndikojë në gjininë e foshnjës, por këto teori ende nuk janë vërtetuar zyrtarisht

Gjininë e fëmijës e përcaktojnë kromozomet e nënës dhe babait, por shkencëtarët kanë arritur deri në disa njohuri të reja, andaj konstatojnë që ka mundësi edhe që ushqimi i nënës së ardhshme të ndikojë në atë se a do të lindë djalë apo vajzë.

Shkencëtari francez, Josif Stolkovski, në vitet ‘60 të shekullit të kaluar ka publikuar teorinë në të cilën kanë vërejtur ndryshimin e sekrecionit vagjinal nën ndikimin e ushqimeve të caktuara, transmeton Telegrafi.


Varësisht nga ajo se çfarë ha gruaja, ai konsideron që kromozomet X apo Y bëhen më pak aktivë. Siç thotë Stolkovski, nuk përjashtohet që vetë qeliza vezore, në varësi të ushqyerjes, të zgjedhë disa variante të qelizave mashkullore për fekondim.

Shkencëtarë të tjerë iu kthyen kësaj teorie dhe analizuan dietën e 50 grave shtatzëna. Është konstatuar se shumica e nënave të fëmijëve meshkuj konsumojnë ushqime me përmbajtje të ulët kaliumi, ndërsa nënat e vajzave preferojnë ushqime të pasura me kalcium.

Pas hulumtimit të tyre, ekspertët këshilluan gratë që të ndiqnin ushqimin e zgjedhur për 4 muaj para shtatzënisë dhe më pas mund të kaloni në një dietë normale.

Për të pasur një vajzë, ata rekomandojnë:

▪ Mos e kriposni ushqimin
▪ Qumësht dhe produktet e qumështit
▪ Mish
▪ Peshk
▪ Vezë
▪ Ëmbëlsira

Përjashtoni nga dieta juaj kafen, çajin, çokollatën, salsiçet, mishin e tymosur, turshitë, pjeshkat, bananet dhe panxharin.

Për të pasur një djalë, ata rekomandojnë:

▪ Ushqim të kripur
▪ Salsiçe
▪ Peshk
▪ Oriz
▪ Makarona
▪ Patate
▪ Turshi
▪ Banane
▪ Kajsi

Përjashtoni qumështin dhe produktet e mishit, vezët dhe sallatën nga dieta juaj.

Autorët e këtij hulumtimi pretendojnë sukses në 80 për qind të rasteve, por asnjë studim shkencor nuk e ka vërtetuar efektivitetin e një diete të tillë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Psikoprofil
Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Fëmija juaj
I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

Këshilla Estetike
Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt

Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt

Këshilla dhe arsye
Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?

Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e "Cannes"

Grim
Kalo në kategori