LAJMI I FUNDIT:

Salmon i skuqur me gjalpë, shparguj dhe vezë të zier

Salmon i skuqur me gjalpë, shparguj dhe vezë të zier

Një recetë shumë e shijshme dhe me vlera ushqyese

Shpargujt kombinohen me shijen e salmonit të gatuar në këtë mënyrë. Mos rrini pa e provuar!

Përbërësit:

• Fileta salmoni
• Shparguj të gjelbër
• Verë e bardhë
• Sallatë e gjelbër
• Rukola
• 1 kokërr vezë

Përgatitja:

Pastroni mirë nga cipat shpargujt. Vendosini në tigan në zjarr të ulët dhe shtoni vaj ulliri, kripë e piper të zi.

Kthejini me delikatese në faqe të ndryshme dhe kur shpargujt të kenë marrë pjekje të mirë shtoni rreth gjysmë filxhan kafeje me verë të bardhë për të bërë shuarjen e tyre.

Kur vera të ketë avulluar plotësisht fikeni sobën. Ndërkohë në një tigan tjetër kemi vendosur fileta salmoni me pak gjalpë të skuqet në zjarr të ulët.

Ndërkohe përgatisim vezën e zier, pa lëvozhgë. Në një tenxhere me ujë shtoni pak kripë dhe pak uthull. Kur uji të fillojë të nxjerrë bulëzat e para të vlimit, shtoni vezën të cilën e keni vendosur në një filxhan dhe “rrëshqitni” me kujdes vezën brenda në ujë.

Veza do të fillojë të marrë formën e xhepit, rrotullojeni me kujdes disa herë dhe pas 2 minutash nxirreni nga uji. Veza është gati!

Në pjatën e shërbimit shtoni sallatën e gjelbër dhe rukolat e prerë hollë. Pasurojeni me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Vendosni filetën e salmonit, vezën dhe në fund shpargujt. Shtoni pak vaj ulliri në fund dhe pjata është gati.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Kalo në kategori