Salma Hayek e ka festuar ditëlindjen e 56-të dhe me këtë rast ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video në të cilën kërcen me bikini të kuqe.

“Gëzuar ditëlindjen e 56-të për mua”, ka shkruar ajo në anglisht dhe spanjisht krahas një videoje, ku shfaqet e gëzuar dhe vallëzon nën këngën “Happy Birthday”.


Mbi gjashtë milionë shikime dhe dhjetëra mijëra urime ka marrë aktorja me këtë rast, derisa në listën e atyre që e kanë uruar janë edhe kolegët e njohur, si Anthony Hopkins, Blake Lively e Zoe Saldana.

Ndërkaq, fansat e saj të shumtë e kanë komplimentuar për dukjen që nuk përputhet me moshën e saj.

Në një video tjetër të publikuar në rrjetet sociale, Salma shihet duke festuar nën ritmin e muzikës së mariaçëve.

Ndryshe, që nga viti 2009, aktorja është e martuar me biznesmenin francez François-Henri Pinault, me të cilin ka një vajzë 14-vjeçare, Valentina Paloma Pinault. /Telegrafi/