LAJMI I FUNDIT:

Salihu nga GAP: Emërimi i Naser Shalës në AKVP dhe dorëheqja e Ambasadorit britanik nga ky bord, zhvillim negativ për Kosovën (Video)

Salihu nga GAP: Emërimi i Naser Shalës në AKVP dhe dorëheqja e Ambasadorit britanik nga ky bord, zhvillim negativ për Kosovën (Video)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e 28 shkurtit kanë zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ky zhvillim solli reagime të shumta, përfshirë edhe dorëheqjen e ambasadorit britanik nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.


Bekim Salihu nga Instituti GAP në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se një zhvillim i tillë është për keqardhje.

“Kjo po tregon se institucionet e Republikës së Kosovës po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që po u jepen për t’i emëruar njerëzit e tyre në institucionet gjegjëse. Kjo është për keqardhje. Për keqardhje është se emërimet e tilla kanë shtyrë edhe korin diplomatik të reagojë dhe të distancohen nga veprime të tilla”.

Salihu ka thënë se pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të tilla, shpesh organizatat e shoqërisë civile nuk marrin pjesë në komisione të tilla për të legjitimuar këto emërime.

“Ne e kuptojmë paraprakisht se thirrjet e institucioneve për të marrë pjesë në komisione të tilla, nuk janë të sinqerta. Janë thirrje formale për të arsyetuar para opinionit se pjesë e këtij vlerësimi kanë qenë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.

Ambasada britanike dhe BE reagojnë ndaj emërimit të Naser Shalës si drejtor i Agjencisë për Verifikim të Pronës
Lexo po ashtu Ambasada britanike dhe BE reagojnë ndaj emërimit të Naser Shalës si drejtor i Agjencisë për Verifikim të Pronës

Përfaqësuesi i shoqërisë civile ka thënë se këto shkelje kanë ndodhur pavarësisht se  Qeveria e Kosovës ka pasur një memorandum mirëkuptimi me Ambasadën Britanike në Kosovë.

Edhe Kosnett kundër emërimit ë Shalës në krye të AKKVP-së
Lexo po ashtu Edhe Kosnett kundër emërimit ë Shalës në krye të AKKVP-së

“Ambasada Britanike në Prishtinë ka pasur rol monitorues dhe vlerësues në këtë proces. Përkundër këtij roli, institucionet në formë të kundërligjshme kanë vendosur të emërojnë një person kontradiktor në një institucion shumë të rëndësishëm për vendin. Prandaj konsideroj se është një zhvillim negativ dhe një dëshmi shtesë që njerëzit e thirrur për të zbatuar ligjin po bëhen shkelës të tij”, tha ndër të tjera Bekim Salihu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori