LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Thaçi e Veseli janë problemi kryesor i Kosovës

Salihaj: Thaçi e Veseli janë problemi kryesor i Kosovës

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ka folur lidhur me zhvillimet para seancës së Kuvendit kur Hashim Thaçi është zgjedhur President. Thotë se ka pasur presion dhe lutje që të marrë pjesë në seancë për t’ia bërë kuorumin Thaçit
“Po të kisha dashtë, kisha mujt me perfitue koxha shumë, se një votë ka qenë shumë e vlefshme”, tha Salihaj.

Ai thotë se koalicioni me PDK-në e ka dëmtue LDK-në.


“Unë me kohë kam thënë që jam kundër këtij koalicioni. Qysh në kohën e VLAN-it, kam thënë se nëse shkohet në koalicion me PDK-në, unë s’kam me qenë pro. Kam thënë se s’duhet me shkue ne koalicion se ia zgjasim duart një partie që është e zhytur në krim e korrupsion”, tha Salihaj.

Ai tha se ky koalicion nuk i ka bërë mirë Kosovës.

Salihaj thotë se Thaçi dhe Veseli janë problemi kryesor i Kosovës.

“Tash çështja është a mundet problemi m i madh me i zgjidh problemet në vend. Une mendoj se çfarëdo zgjidhje, që ata ofrojne, e bëjnë për qëllime të veta”, vlerësoi Salihaj, duke komentuar thirrjet e Thaçit e Veselit për dialog me opozitën.

Lidhur me mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Salihaj tha se disa zyrtarëve të LDK-së iu kane thëne disa nga PDK-ja se është e sigurt se nuk ka me shkue vendi në zgjedhje.

“E unë i kam pyet, a iu besohet atyre?”, tha ai.