LAJMI I FUNDIT:

Sali: Me ndryshimet e reja ligjore, qytetarët nuk do të detyrohen të vaksinohen

Sali: Me ndryshimet e reja ligjore, qytetarët nuk do të detyrohen të vaksinohen

“Ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë janë bërë në lidhje me pandeminë e fundit COVID-19, në të cilën jemi ende. Kjo do të thotë se të gjitha vendimet e Qeverisë për izolimin dhe përcaktimin e masave tashmë do të kenë bazë juridike me ligj. Me këtë shkallë të pandemisë, siç është për momentin, nuk do të kërkohen certifikata, sepse nuk ka rrezik për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve”.

Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe sqaroi se nëse nuk shfaqet epidemi, nuk do të vendoset asnjë kufizim.


Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme me temë “Përmes menaxhimit strategjik të informacionit të gabuar dhe raportimit cilësor mediatik, deri te besimi më i madh te vaksinat”, ai theksoi se ndryshimet nuk kanë për qëllim qytetarët që nuk duan të vaksinohen, por t’i informojnë se “mos vaksinimi nuk është automatikisht e drejtë për të lëvizur kudo dhe kurdo”.

“Të gjithë jemi pjesë e një shoqërie për të cilën mbajmë përgjegjësi”, shtoi ministri.

Nëse Qeveria gjatë kohës së epidemisë cakton një masë, kjo do të thotë se ajo masë është me ligj e mbuluar. Deri tani të gjitha masat e qeverisë u sollën në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, ose me propozim të komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori