LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha, zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Sali Berisha, zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Sali Berisha është edhe “de jure” jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kuvendi ka publikuar në faqen e tij zyrtare grupet parlamentare, ku tek ai i PD-së është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar kreu i partisë, Lulzim Basha.


Kësisoj, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, tashmë është zyrtarisht deputet pa grup parlamentar.

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë bashkëbisedimin me demokratët në të gjithë vendin.

Në Facebook, Berisha bëri me dije se “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur” do të nisë në kryeqytet, për të udhëtuar në qytetet e tjera të vendit.

“Të dashur miq, ditën e enjte, më datë 16 shtator, ora 18:00, nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do të udhëtojë në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur”./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori