Ylli i Bayern Munichut, Sadio Mane shkëmbeu disa fjale me Bukayo Sakas, teksa dyshja u takuan në ceremoninë e Topit të Artë të hënën mbrëma.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, i cili u transferua te kampionët e Gjermanisë në verë, përfundoi si i dyti në çmimin që e fitoi Karim Benzema i Real Madridit.


Para se të fillonte ceremonia, ai u takua me talentin e Arsenalit, duke përqafuar sulmuesin.

Sadio Mane ndau një mesazh të matur me Bukayo Saka

Nuk është e qartë se çfarë u tha mes dyshit, por Saka ishte i gëzuar teksa dëgjoi se çfarë kishte për të thënë Mane.

Lojtari është bërë njëri nga më të rëndësishmit te Arsenali dhe besohet se Liverpooli dhe Real Madridi janë të interesuara për të.

Natyrisht se The Gunners nuk do të lejojnë largimin e tij, pasi e shohin si një lojtar lider për të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app