LAJMI I FUNDIT:

Sahra Wagenknecht, kryetare e partisë “E Majta” në Gjermani: Kundër Turqisë, Arabisë dhe kapitalizmit grabitqar

Sahra Wagenknecht, kryetare e partisë “E Majta” në Gjermani: Kundër Turqisë, Arabisë dhe kapitalizmit grabitqar

Në intervistë për DW kandidatja kryesore e partisë “E Majta” dhe kryetare e grupit parlamentar, Sahra Wagenknecht, përshkruan qartë pozicionin e partisë së saj para zgjedhjeve në Gjermani.

“Gjermania duhet të qëndrojë jashtë luftërave, përfshirë aty edhe luftën kundër ISIT-it në Siri. Unë mendoj se është e pandershme të thuhet që jemi në luftë kundër terrorizmit dhe në të njëjtën kohë të furnizojmë me armë hapur mbështetës të terrorit”, thotë ajo.


Wagenknecht kritikon ashpër qëndrimin ndaj Arabisë Saudite. Ajo madje vazhdimisht e ka denoncuar marrëveshjen për tregti me armë me Riadin.

“Arabia Saudite luan një rol të mjerueshëm në këtë aspekt. Jo vetëm që ata janë pjesë e luftës në Siri, por edhe faktikisht ata kanë pajisur me armë grupet terroriste islamike në Siri”, shton ajo.

Wagenknecht përsërit qëndrimin e saj se Gjermania nuk mund të pranojë refugjatë pa kufij.

“Nuk u ndihmojmë të varfërve duke thënë se mund të vijnë në Gjermani, sepse ata nuk kanë mundësi që të arrijnë deri në Gjermani. Për këtë arsye mendoj se është shumë më e rëndësishme t’ju ndihmojmë atyre në vendet e tyre”.

Turqinë dhe presidentin Erdogan ajo i sulmon frontalisht. Konkretisht i akuzon për mbështetje të islamit në Gjermani dhe organizatën DITIB, e cila mbështetet nga Qeveria e Turqisë.

“Duhet pasur shumë kujdes që disa organizata këtu në Gjermani të mos i mbështesim edhe me financa qeveritare. Ata nxisin përçarjen, urrejtjen dhe predikojnë urrejtje në xhami. DITIB është organizatë që kontrollohet direkt nga qeveria turke dhe Erdogani”.

Udhëheqësja e partsië “E Majta” thekson, se partia e saj është e gatshme për të marrë përsipër drejtimin e qeverisë. Ata tani më kanë miratuar programin e partisë, i cili është formuluar në një pjesë të madhe nga vetë Wagenknecht. Ky program u interpretua nga opinioni si një refuzim i një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve me SPD-në dhe partinë ekologjike “Të Gjelbërit”.

“Unë dua të jem pjesë e qeverisë, por unë nuk pranoj të bëj politika neo-liberale. Nuk dua të mbështes një kapitalizëm grabitqarësh”, tha Wagenknecht.

Që nga viti 2009 Wagenknecht është deputete në Bundestagun Gjerman. Nga viti 2015 ajo drejton grupin parlamentar të partisë “E Majta” dhe tani është kandidatja kryesore e kësaj partie. Në vitin 2016 ajo publikoi librin “Si mund të shpëtojmë nga kapitalizmi”. Që nga viti 1991 është ajo pjesë e partisë “E Majta”, që më parë mbante emrin PDS. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori